← Albania Business OS

Politika e Rimbursimit

Përditësuar më 5 nëntor 2026

Pagesat me kartë për Albania Business OS përpunohen nga shitësi ynë online Paddle.com, i cili është shitësi zyrtar (Merchant of Record) i porosive. Paddle lëshon faturën dhe trajton rimbursimet.

1. Garancia 14-ditore

Nëse programi nuk ju shërben, mund të kërkoni rimbursim të plotë brenda 14 ditëve nga pagesa, pa pasur nevojë të jepni arsye. Kjo vlen për blerjen e paketës dhe për rinovimin vjetor të mirëmbajtjes.

2. Si kërkohet

  • Përgjigjuni email-it të faturës nga Paddle, ose kërkoni rimbursim te paddle.net.
  • Mund të na shkruani edhe ne, me kodin e licencës dhe email-in e blerjes.

Rimbursimi kthehet në të njëjtën kartë, zakonisht brenda 5–10 ditëve pune.

3. Çfarë ndodh me llogarinë

Pas rimbursimit të një pakete, licenca çaktivizohet. Të dhënat tuaja nuk fshihen menjëherë: mund t’i eksportoni nga “Llogaria ime” ose ta mbyllni llogarinë vetë.

4. Pas 14 ditëve

Pas 14 ditëve pagesat nuk rimbursohen, përveç rasteve kur shërbimi nuk ka funksionuar për shkak tonë ose kur e kërkon ligji.

Shih edhe Kushtet e Përdorimit dhe Politikën e Privatësisë.